MENU
klinika

Vizitë te mjeku

Ju vjen erë e keqe nga goja? Mund të vuani nga…

14.01.2019 - 21:06

Nëse ju mban goja erë të keqe, rrezikoheni nga këto sëmundje. Urgjent tek mjeku!

Ja shkaqet nga se mund te vuani:

Diabeti

Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Kanceri në mushkëri

Era e keqe që del nga goja, duke mos pasur dhëmbë të prishur, mund të jetë gjithashtu shenjë e kancerit në mushkëri, thonë një pjesë e madhe e mjekëve.

Probleme me veshkat

Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë.

Kështu që nëse ato kanë probleme, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo bën që helmet të lëshohen  përmes sistemit të frymëmarrjes.

Obeziteti

Një qendër mjekësore në Los Anxhelos analizoi erën e keqe të gojës të disa njerëzve, për të gjetur nëse ato ishin tregues të zhvillimit të obezitetit. Pasi u studiuan 792 pjesëmarrës, hulumtuesit gjetën se prezenca e disa gazrave të caktuar në frymëmarrje, tregonin nëse një njeri vuante nga obeziteti apo jo.

Stomaku

Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu për probleme me stomakun.

Nëse goja juaj fillon të mbajë erë të keqe, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll.