MENU
klinika

Detajet

Vetëdorëzimi/ Kjo është gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen e Balilit

16.01.2019 - 09:47

Vetëm një ditë më parë Klement Balili, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’ u vetëdorëzua në polici.

Sikurse bëri me dije edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dorëzimi Balilit në polici erdhi pas një sërë negociatash ku u përfshinë edhe avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Ditën e sotme është zbuluar edhe cila do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit.

Ajo është Liljana Muça, e cila u zgjodh pas hedhjes së shortit.