MENU
klinika

Australian Open

Federer vuan në raundin e dytë, por e kalon

16.01.2019 - 11:47

Pas raundit të parë, sot ka startuar i dyti në Australian Open. Roger Federer, kampion në fuqi, vuajti disi për të shkuar në raundin e tretë, pas fitores 3-0 (7-6, 7-6, 6-3) ndaj britanikut Daniel Evans.

Sfida ishte emocionuese dhe me rivalitet në dy setet e para, të vendosura në “tie break” në favor të Federer, që menaxhoi mirë situatat falë përvojës.

Në raundin e tretë avancon edhe kroati Marin Cilic, që mundi 3-1 (7-6, 6-7, 6-4, 6-4) amerikanin Mackenzie McDonald, ndeshje që dhuroi mjaft emocione, sidomos në dy setet e para.

Surprizë eliminimi i afrikano-jugorit Kevin Anderson, që u mund 3-1 nga Frances Tiafoe.  Nuk zhgënjen as çeku Tomas Berdych, që eliminoi holandezin Robin Haase, duke fituar 3-0 (6-1, 6-3, 6-3).

Caroline Wozniacki
Caroline Wozniacki

Nuk ka surpriza as te femrat, me danezen Caroline Wozniacki që fitoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-3) ndaj suedezes Johanna Larsson, duke avancuar pa shumë mundim në raundin e tretë.

Po ashtu, një biletë për më tej, siguroi edhe tenistja merikane Sloane Stephens, që eliminoi humngarezen Tomea Babos, duke fituar 2-0 (6-3, 6-1). Në raundin e tretë shkojnë edhe francezja Caroline Garcia (2-0 ndaj Zoe Hives) e bjellorusja Aryna Sabalenka (2-0 ndaj Katie Boutler).

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit