Gjatë ditës së sotme 13 persona u arrestuan dhe 12 të tjerë u shpallën në kërkim, të akuzuar për evazion fiskal.
Lidhur me këtë çështje është zbardhur dosja hetimore për 25 personat e akuzuar, pasi krijuan një skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së.
Në dosje bëhet i qartë fakti se administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive kanë lëshuar fatura të falsifikuara duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekë.
Në skemën e mashtrimit me TVSH-në janë të përfshira 20 kompani, ndërkohë që në hetim janë dhe 4 kompani kontabël.
Dosja përcakton se subjektet ishin pa kapacitete për ushtrimin e aktivitetit në vlera të larta duke bërë kështu diçka ndryshe nga ajo çka ishte deklaruar.