MENU
klinika

Jetë Personalitetesh

Si shikohet ”Leximi i Prustit në Gulag”?

17.01.2019 - 12:50

Kur jemi të vetëdijshëm që vdekjen e kemi shumë pranë, cilat libra duhet të lexojmë? Dhe a lexojmë vallë për ta përgatitur veten për vdekjen, siç bënin në lashtësi egjiptianët me “Libri i vdekjes”, apo për ta shpërqendruar vëmendjen nga ajo – të shkëputemi nga kriza e së tashmes?

Në prag të vdekjes nga leuçemia në vitin 2004, Susan Sontag gjatë trajtimeve me rreze mbante gjithmonë me vete “Don Kishotin” dhe u sulmua rrufeshëm nga “Persepolis” në shtratin e vdekjes në spitalin Memorial Sloan Kettering.

Sigmund Frojdi, që vdiq nga kanceri i gojës, lexoi “Lëkura e Shagrinit” të Balzakut, duke refuzuar çdo lloj qetësuesi përveç aspirinës për të ruajtur kthjelltësinë e mendjes.

Në romanin e fundit të Saul Bellout: “Ravelstein”, protagonisti laik, modeluar në filozofin Alan Blum, papritur e gjen veten të tërhequr drejt të plotfuqishmit, ndërsa po vdiste nga SIDA:

 “Nëse do t’i duhej të zgjidhte midis Athinës dhe Jeruzalemit, ç’është e vërteta dy venbanimet e shoqërisë së lartë, ai zgjodhi Athinën, me gjithë respektin e madh për Jeruzalemin. Por në ditët e fundit të jetës, ai dëshironte të fliste për hebrenjtë, jo për grekët”.

“Koha e humbur: Ligjërata mbi Prustin në kampin burg sovjetik”, nga piktori polak, intelektuali dhe shkrimtari Jozef Czapski, përfaqëson një kontribut unik në traditën e këtyre librave të fundit.

Dorëzuar në një grup të POW-ve (rob lufte) në një kamp pune ruse, ku u burgos në dimrin e viteve 1940-41, ligjëratat e gjera të Czapski mbi Prustin japin një paraqitje të rrallë në atë çka nënkupton të kthehet në art dhe letërsi, në një kohë kur vdekja u përgjonte mbi kokë.

I lindur në Pragë më 1896, në një familje aristokratike, Czapski, i cili fliste rrjedhshëm gjuhën polake, ruse, gjermane dhe frënge, luftoi kundër bolshevikëve për Poloninë, duke u zhvendosur në Paris për të ndjekur një karrierë bohemisti si piktor.

Nëpërmjet lidhjeve të pianistes polake Maria Godebska-Sert, ai u fut në qarqet artistike dhe letrare pariziane, ku takoi disa miq të Prustit, i cili kishte vdekur kohët e fundit. I shkurajuar nga vështirësia e prozës së mjeshtrit francez dhe ekstravaganca e stilit të tij, Czapski nuk arriti ta çojë deri në fund leximin e “Kujtime të së shkuarës”.

 Megjithatë, pas një zhgënjimi romantik, ai u kthye, duke rimarrë në mënyrë të çuditshme romanin e lënë përgjysmë, vëllimi i gjashtë, “I arratisuri”. Ky takim i hershëm lulëzoi në një obsesion letrar.

Në kthesën e viteve 1940, Czapski e gjeti veten sërish në Poloni, duke luftuar pushtimin gjerman. U zu rob së bashku me mijëra oficerë të tjerë polakë nga Ushtria e Kuqe, e cila kishte komplotuar me Hitlerin për ndarjen e Republikës Polake.

Më pas, u burgos në Starobielsk, në Ukrainën moderne. Në vitin 1940, gati 400 oficerë polakë, duke përfshirë edhe Czapskin, u transferuan pa asnjë lloj shpjegimi në një kamp të improvizuar të kontrolluar nga NKVD-ja në Gryazovets, disa qindra milje në veri të Moskës. Më pas do të njihet me “masakra e Katynit”, mijëra oficerë polakë dhe kadetë të mbetur u ekzekutuan menjëherë në urdhrat e Stalinit.

Duket e pashmangshme që vdekja të ishte tej mendimeve të Czapskit, ngarkuar me punën e vështirë në Rusinë rurale. Gjithsesi, biogafi dhe përkthyesi i tij Eric Karpeles thekson: “Megjithëse nuk e dinin se më shumë se 20.000 oficerë të tjerë ishin vrarë nga autoritetet sovjetike, oficerët polakë në Gryazovets ishin të vetëdijshëm se kapësit e tyre mund t’i vrisnin”.

Në kujtimet e tij capzki shkrehet: “Secili prej nesh jetonte me shpresë… Çdo profeci u kalua me besim, gjithçka shërbeu si benzinë për shpresat tona, por në fakt ajo ndjesi, ndjesia e varrosjes për së gjalli, ishte e tmerrshme, dhe nuk kishte gjasa që ne mund t’i kapërcenim ata tela, veçse nëse do merrnim një plumb në lule të ballit”.

Përballë kësaj mundësie ogurzezë, Czapski dhe kolegët arritën në mendimin e mbajtjes së ligjëratave gjatë natës, ku çdo oficer kishte rënë dakord të fliste “për atë që kujtonte më së miri”.

Ati Kamil Kantak, një ish-redaktor i gazetës polake, foli mbi historinë e migrimit njerëzor; Toger Ostroëski, një alpinist i zjarrtë, tregoi ekspeditat e tij në Amerikën e Jugut. Profesor Siennicki, i Shkollës Politeknike në Varshavë, foli për historinë e arkitekturës dhe Dr. Ehrlich diskutoi rreth historisë së librit.

Fillimisht me dëshirën për të folur mbi pikturën franceze, Czapski së fundmi zgjodhi të ligjëronte në frëngjisht për “Kujtime të së shkuarës” të Proustit, një tekst të cilit i ndjehej “thellësisht borxhli” dhe të cilin ishte i sigurt “që nuk do ta shihte kurrë më”.

Fatmirësisht, Czapski, një transkript i shkurtuar i disa ligjëratave, i mbijetoi luftës. Ia kishte diktuar përmbajtjen e tyre dy oficerëve, dhe dorëshkrimi me dorë, i cili konsiderohej i humbur, në një farë mënyre i kishte shpëtuar censurës sovjetike dhe pa dritën e botimit. Menjëherë pas luftës, Czapski mbikqyri një përkthim polak. Ligjëratat nuk u botuan në frëngjisht deri në vitin 1987.

Proust është padyshim një zgjedhje e çuditshme për Gulagun, një fakt për të cilin Czapski ishte i vetëdijshëm: “Unë ende mund të shoh shokët e mi, të rraskapitur pasi kishin punuar në temperatura deri minus 45 gradë, të mbështjellë tok nën portretet e Marksit, Engelsit dhe Leninit, duke dëgjuar me vëmendje leksione mbi tema shumë të largëta nga realiteti me të cilin hasëm në atë kohë”.

Pavarësisht nga kushtet e tmerrshme, shoqëria e mbledhur ishte shumë e arsimuar, gjë që i lejoi Czapskinit të lundronte nga përkthimet e Proustit të Ruskut tek ndikimi i latinishtes në sintaksën e tij.

Në mungesë të librave fizikë në kamp, në këtë pikë Czapski kujton skena të gjata me saktësi precize, por gjithashtu i kujton audiencës se mund edhe t’i ngatërrojë gjërat.

Megjithatë, fakti më i habitshëm për ligjëratat mbetet përfudnimi i tyre: me një meditim mbi vdekjen. Ky veprim i shpëton Czapskit akuzën, se ai thjesht po arratiset në pasurinë e artit ndijimor e borgjez të Proustit.

Ai nuk i druhet përballjes me spektrin e vdekjes së tij, madje edhe të përdorë literaturë për këtë. Ai e shtyn temën duke evokuar skenën e vdekjes të shkrimtarit Bergotte, në një pjesë të “Përkujtimit” që Proust po redaktonte në javët e fundit para se të vdiste. […]

Gjëja e fundit që pa Bergotte ishte Vermeer; Czapski donte, që një nga gjërat e fundit që shokët të dëgjonin të ishin Proust – jo si një arratisje, por si mjet për të arritur një pranim të caktuar në të tashmen, se arti dhe letërsia janë të përshtatshme vetëm për t’u dhënë.

Pasi i mbijetoi luftës, Czapski jetoi pjesën e mbetur të 96 viteve të tij në mërgim, në Francë, duke lënë pas gati 300 vëllime me ditarë. Pothuajse i verbër në fund, ai e dinte se i kishte ditët e numëruara.

Mëngjesin e ditës që vdiq, në vitin 1993, dëgjoi Shopenin incizuar në një kasetë të vjetër. Fjalët e tij të fundit, një aluzion për Shubertin “Un die Musik”, ishin thjesht “Holde Kunst”: art fisnik.

(The New York Times)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN