MENU
klinika

Deklarata

Soreca për ministrat e rinj: Marrin detyrën në moment të rëndësishëm

17.01.2019 - 16:35

Pas betimit të tyre në presidencë, ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë ?? në rrugën drejt BE-së ??. Mirëpres të punoj me të gjithë! #EUforAlbania????”– shkruan ambasadri i BE në Tiranë.