Sami Dulcigno, një aktivist i njohur mbi çështjet kombëtare ka postuar në profilin e tij një video nga Beogradi ose Belingradi i dikurshëm përballë kalasë së Kalemekdanit.
Dulcigno në video përmend dhe skulptorin dhe arkitektin kroat, duke e konsideruar si një dashamirës të shqiptarëve e deri në hero.
“Të nderuar bashkëkombas kudo që jeni, jam mu në zemrën e kryqytetit sllav, në vendin e quajtur Belingrad, apo ‘qyteti i bardhë’.
Jam tek kështjella e Kalemekdanit, (kale, që në gjuhën turke domethënë kështjellë dhe megdan, që domethënë fusha e betejës).
Në sfond qëndron statuja e një ndër mjeshtrave më të njohur kroat, Ivan Meshtroviç, i cili quhet fitimtari i Kosovës, edhe diçka e panjohur për shumë nga ne është fytyra e tij shqiptare që i dha serbëve, që të kuptojnë se nuk është Kosova dhe mitologjia e tyre e rrejshme për Kosovën, por Kosova gjithmonë ka qenë dhe është shqiptare.
Në këtë vend, Kalemekdan, kanë ndodhur shumë beteja, qyteti i Beogradit njihet thjeshtë si qyteti ‘Alba’, si qyteti i bardhë, nga keltët e vjetër që janë në bashkëgjak me ilirët tanë dhe ky vend e ka pas emrin ‘Singidium’, por më vonë turqit e ripagëzuan me emrin ‘Belingrad’ dhe si e atillë jemi tani ktu në Beograd.
Ka disa raste që duhet të them sidomos ato në lidhje me lëvizjen kombëtare, në vitin 1989 filloi po këtu urrejtja dhe fashizmi, sulmi ndaj shqiptarëve i cili, kur shqiptarët në Kosovë, sidomos minatorët e Trepçës, filluan t’i jepnin shuplakën atij regjimi të asaj kohe, Millosheviçit të asaj kohe, sepse shumë njerëz tani e harrojnë se si erdhi liria, e fituam me një sakrificë të jashtëzakonshme por ishte greva e minatorëve e cila e shembi, e shkundi nga themeli, një sistem tmerrësisht kundër shqiptarëve, i cili nuk kishte mëshirë ndaj neve, i cili mbylli shkollat, vendet e punës.
Mashtroviçi i cili quhet sot Beogradski, fitimtar i Beogradit, së pari ishte fitimtar i Kosovës, një njeri i cili ishte mjeshtër i madh, dashamirës i shqiptarëve.”
Më tej…….. shpjegon dhe kuptimin e fjalës ‘shkja’ e cila sipas tij vjen nga fjala skllav, shërbëtor, vasal të perandorisë osmane.
“Faktikisht ne shqiptarët jemi ata që i kemi sunduar, ne kemi qenë ajka e asaj perandorie, dhe këtë njerëzit e kanë kuptuar me shembjen e Perandorisë Otomane, (Perandoria Otomane nuk u quajt turke atëherë, formimi i shtetit laik turk ishte shumë më vonë, me ardhjen e Mustafa Kemal Ataturkut, babai i gjithë turqve), dhe otomanët e asaj kohe ishin nga nacione të ndryshme, ndërmjet tyre edhe ne shqiptarët, me emrin arnautë, kto arnautët e egër, kto ishin ajka e Perandorisë, ishin ata që e mbajnë atë Perandori, ne ishim ata që e mbajtën gjuhën dhe gjakun e pastër, duhet të falenderojmë nënat tona për këtë.”