MENU
klinika

Muzika klasike

Marigona Qerkezi me zë mbreslënës në “Teatro Verdi”

21.01.2019 - 12:33

Një shfaqje e rëndësishme u mbajt në fundjavë në Itali në qytetin e Pizas ku ka debutuar dhe një këngëtare e njohur e muzikës klasike. Në operën e njohur ‘’Lucia di Lammermoor’’ në teatrin e qytetit Italian Piza, sopranoja kosovare Marigona Qerkezi u ftua të interpretojë rolin kryesor të veprës.

Me rolin kryesor të operës së famshme të Gaetano Donnizzetit, sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi debutoi në skenën e “Teatro Verdi” të premten mbrëma në qytetin e Piza-s dhe e riktheu në minutën e fundit këtë vepër pas 18 vjetësh mungesë.

Kjo shfaqje u dirigjua nga Michael Guttler dhe regjizor Stefano Vizioli, dy emra të njohur të skenës operistike botërore. Shfaqjen e dytë në këtë teatër, e pati të dielën.

“Teatro Verdi” është hapësira kryesore teatrore për muzikën klasike në qytetin e Piza-s.

Kush është Marigona Qerkezi?

Ajo është një femër e ëmbël që të fton në çdo notë të saj të tonalitetit të lartë dhe të kthjellët, po aq sa dhe me buzqeshjen e saj që domminon në pantonimën e saj të qartë në çdo shfaqje.

Superlativat e mediave dhe të kritikëve ndërkombëtarë për të nuk kanë të mbaruar, në faqen e saj zyrtare në internet janë të shumta, po mund të veçojmë diçka që i përshtatet aq shumë rolit të saj profesional:

“… plot entuziazëm e vetëkënaqur Marcellina Marigona Qerkezi e cila gjithashtu mund të mburret një timbri të një vokali të plotë dhe vëllimi të mirë.” Maria Theresa Giovagnoli në 2015

“Bravo Marigona Qerkezi në një Marcellina të bukur, tregon mjeshtërinë dhe gatishmërinë e një vokali të vlefshëm në një raund dhe zë të shkëlqyer.” Më 2016 të Mirko Bertolinit.

E sigurt, e qartë dhe është e lirshme deri në plotësi në të shprehurin të saj të zërit të veçantë sa dhe goxha perfomante në fizik.

Ajo ka një zë të kulluar dhe shumë fleksibël në vazhdueshmërinë e saj të këndimit. E përplotëson performancën e saj edhe me lëvizjet e trupit që duket sikur luan bukur me rolin e saj, sikur e zotëron shkëlqyeshëm çdo moment të shfaqjeve.

Natyra e saj ekspresive sa dhe pozitive jep një larmi nuancash që të ngroh në skenë dhe të fton ta ndjekësh. Dominimi i mprehtë dhe hyrja e sigurt në rol është një nga karakteristikat që ia kanë vënë në dukje shumë autorë të kritikës ndërkombëtare.

Ajo është një profesiniste shqiptare që nderon gjithë kombin shqiptar dhe një zë i mrekullueshëm, potent dhe me debutime që do shijuar me kënaqësi.

Është një shqiptare e lindur në Zagreb, vendi ku filloi arsimin e saj muzikor nën drejtimin e nënës së saj (mezzosoprano Merita Juniku) dhe u diplomua në Universitetin e Arteve të Bukura në Prishtinë. Si arsimim të dytë ajo ka diplomën e Menaxhimin e Biznesit në Universitetin e Biznesit Staffordshire Riinvest.

Ka marrë çmime të ndryshme në shumë Koncerte Ndërkombëtare të Këndimit. Ka fituar konkursin e Operës Leyla Gencer dhe ‘Magda Olivero Competition’, të dyja në vitin 2015, dhe ka qenë finalistja e ‘Francisco Vinas Opera Competiton’ në vitin 2017.

Një dashuri tjetër e saj është për insturmentin e flautit ku ka bërë edhe perfomanca të ndryshme në shfaqje dhe si këngëtare si në fëmijëri dhe më vonë në karrierën e saj profesionale.

Në moshën 22 vjeçare ajo bën debutimin e saj në rolin e “Mbretëresha e natës” në Die Zauberlote të As.li.Co në një turne të Shtëpisë e Operës Mbretërore Muscat në Oman.

Ka realizuar shfaqjen si këngëtare klasike me ‘Contessa’ në Le Nozze di Figaro në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Shqipëri.

Gjithashtu ka performuar në ‘Marcellina’ në Le Nozze di Figaro, prodhim të ‘’Circuit of the Lombardies Theaters ‘’ në Itali. Në vitin 2017, krijon një performancë të mrekullueshme në “Lucia di Lammermor’’ të Donizetti në Teatro Lirico në Cagliari.

Në të njëjtin rol performon sërish në po atë vi me producent të Teatro Petruzzelli në Bar. Gjithashtu në 2017 ajo ishte ‘Madama Cortese’ në Il Viaggio a Reims në Festivalin e Operës Rossini.

Luan po të njëjtin rol në në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë. Debuton si ‘Rosalinde’ në ‘’Die Fledermaus’’ në Teatro Petruzzelli në Bari.

Në vitin 2018 do të performonte ‘Madame Cortese’ në ‘’Il Viaggio a Reims’’ në kuadër të prodhimit As.li.Co të Circuit of the Lombardian theaters (një performancë e përzier me isntrumentin që ajo dëshiron flautin!) Vazhdon në rolin e ‘Gilda’ te shfaqja Rigoletto në Teatrin lirik të Cagliari-t.

Më 2019 në Tokio ajo do të sjellë debutimin e saj të ri ‘Donna Anna’, Don Giovanni në Teatrin Kombëtar të Tokios.

Është një personalitet muzikor që nderon gjithë shqiptarinë.

Nga Eugent Kllapi