I ka ardhur fundi edhe betejës ligjore mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetit socialist Taulant Balla.
Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha.
Kujtojmë që Balla paditi Bashën për shpifje për deklaratat e bëra në lidhje me 3.4 mln eurot e kapura në Portin e Durrësit, verën e kaluar.
Kryedemokrati Basha do të paguajë gjobën prej 50 mijë lekësh.
Gjatë fjalës së tij për mediat, deputeti i PS-së, Taulant Balla i kërkii Bashës dhe PS të heqin dorë nga shpifjet dhe paralajmëroi se Basha do të përballet me një tjetër padi.
“Ne politikanët duhet të kuptojmë që jemi qytetarë e duhet të trajtohemi njëlloj nga gjykata. Vendimi i gjykatës sot është një vendim historik ne duhet të reflektojmë gjatë.
I pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha i cili sot është shpallur fajtor dhe duhet të shlyejë dënimin e merituar që sot gjykata dha. I kërkoj PD e Lulzim Bashës të heqë dorë nga kjo politike bajate e bazuar në shpifje.
Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi Balla,