WhatsApp po kufizon për të gjithë përdoruesit e aplikacionit shpërndarjen e mesazheve tek njeri-tjetri.
Njerëzit do të kenë mundësi të shpërndajnë një mesazh deri në 5 herë në mënyrë që të parandalohet përhapja e informacioneve të rreme në platformë.
Masa erdhi pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit.
Deri tani, përdoruesit mund ta shpërndanin mesazhin deri në 20 herë.
Përditësimi i aplikacionit u njoftua në një event në Xhakarta të Indonezisë.
Firma tha për BBC se vendimi u mor pasi u vlerësua me kujdes testimi prej gjysmë viti në vend.
“Kufizimi i shpërndarjes redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në gjithë botën,’-shtoi në zëdhënëse. “Kjo do të bëjë që WhatsApp të fokusohet tek mesazhet private me miqtë e ngushtë. Me kalimin e kohës do kërkojmë mënyra të tjera për trajtimin e përmbajtjes virale.”