MENU
klinika

Alarmi

Videolojërat shkaktojnë ankth te fëmijët

21.01.2019 - 17:00

Shqiptarët janë të parët në rajon për sëmundjen e ankthit. Kjo shkallë e përhapjes së sëmundjes që na rendit në krye të listës sipas mjekes psikiatre, Arjana Rreli, vjen prej shkaqeve sociale. Por, kohët e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve që vuajnë nga ankthi, shkaktari kryesor i të cilit janë videolojërat.

Videolojërat janë të preferuarat e fëmijëve për të kaluar kohën e lirë, por tek adoleshentët ato shkaktojnë ankth.

Kohët e fundit është vënë re edhe një trend rritës i ankthit te fëmijët.

Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtyre lojërave që kërkon përqendrim maksimal të vëmendjes, por nganjëherë këto lojëra janë dhe të dhunshme në përmbajtjen e tyre. E ngarkon atë me impulse negative që në një kohë të dytë patjetër që do të shkarkohen në një formë apo tjetër.’– tha Rreli.

Në Shqipëri, ankthi është sëmundja më e përhapur, duke prekur  3.56% të popullsisë.

Small kids using a tablet

Së bashku me Malin e Zi mbajmë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon.

Arjana Rreli thotë se shkaqet lidhen me lëvizjen e lirë të popullsisë, por një nga elementët që mund ta mënjanojmë për këtë sëmundje është edhe kafeina.

Ne kemi disa faktorë precipitues apo shpërthyes të ankthit më tepër seç i takon vendeve të tjera. Përdorimi i ekzagjeruar i kafes, alkoolit, substancave, që janë të tjerë faktorë. Prania e këtyre veseve çon në ankth. Sa më pak të konsumojmë kafeinë.’-shtoi ajo.

Rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor.

Në vend të dytë me përqindjen më të lartë janë të sëmurët me depresion, të cilët përbëjnë rreth 2.45% të totalit të popullsisë së prekur.

Të varurit nga alkooli janë rreth 1.67% e popullsisë, çrregullimet bipolare rreth 0.67%, përdoruesit e drogës 0.66%, të prekurit nga skizofrenia rreth 0.23% e popullsisë dhe të prekurit nga çrregullimet në të ngrenë janë rreth 0.11%.