Gara e vërtetë ka nisur, por ishte menduar që një teniste që nuk kishte fituar kurrë një ndeshje në grand slam të ishte gjysmëfinaliste e Australian Open.
Tenistja çeke Petra Kvitova dhe ajo amerikane Daniele Collins janë dy gjysmëfinalistet e para të grand slam të Australian Open për femra.
Ato fituan sot në ndeshjet e para çerekfinale të luajtura në Melbourne, ndërkohë që nesër do të mësohen edhe emrat e dy tenisteve të tjera gjysmëfinaliste. Kvitova dhe Collins është çifti i parë gjysmëfinalist.
Kvitova rikthehet pas 7 vitesh në gjysmëfinalen e grand slam të Australian Open, duke mundur në çerekfinale 2-0 tenisten australiane Ashleigh Barty (6-1, 6-4).
See ya Thursday, @Petra_Kvitova!#AusOpen pic.twitter.com/X9JNQ94q3I
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 22, 2019
Në ndeshjen tjetër çerekfinale, 25-vjeçarja Daniele Collins mundi 2-1 (2-6, 7-5, 6-1) rusen Anastasia Pavluchenkova.
Collins nuk kishte fituar kurrë më parë ndonjë ndeshje në grand slam në pjesëmarrjet e mëparshme (gjithnjë ishte eliminuar në raundin e parë), para Australian Open 2019, duke qenë surpriza e këtij turneu.