MENU
klinika

KLSH në krizë

‘Hakmerret’ qeveria. I thotë ‘Jo’ Shaqirit të Metës!

22.01.2019 - 16:18

Emrat e propozuar nga ana e qeverisë dhe të presidencës, për të emëruar drejtuesit e rinj të institucioneve të rëndësishme të vendit, duket se janë kthyer në një lojë ping-pongu.

Pasi kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk dekretoi Gent Cakajn, si ministër i Jashtëm, qeveria ka vendosur të ‘hakmerret’ me të njëjtën monedhë.

Mazhoranca është shprehur kundër kandidaturës së propozuar nga presidenti Meta për drejtuesin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Më herët, Meta propozoi Bahri Shaqirin, si kandidatin e mundshëm që do të zëvëndësojë Bujar Leskajn si numri një i KLSH-së.

Por qeveria është shprehur kundër kësaj kandidature. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se mazhoranca mbështet qëndrimin e Ulsi Manjës kundër Shaqirit.

Kandidatura e Bahri Shaqirit u propozua nga Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme por duket se nuk ka gjetur pëlqimin e shumicës. Në fjalën e saj përpara mediave, Spiropali argumentoi se Shaqiri nuk e ka eksperiecën e duhur financiare për të drejtuar KLSH-në.

“Opinioni i zotit Manja është në funksion të postit që ka si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Ne kemi besim te Manja, në rastin konkret Manja përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga presidenti. Ne nuk kemi asgjë me Bahri Shaqirin personalisht, do ta shqyrtojë e do të veprojmë në përputhje me ligjin”- tha ajo.

Dje kreu i komisionit te Ligjeve, Manja theksoi se “Kushtetuta e përcakton qartë si kriter të kandidatit për drejtimin e KLSH-së, ekspertizën në fushën e financave”.

Manja shtoi se “Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky po që është një problem edhe më i madh se sa pamundësia për t’i dhënë OK kandidaturës së këshilltarit te tij”.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit