MENU
klinika

Nga Indrit Vokshi

Pse ambasadorët e huaj kanë pushtet në Shqipëri?

22.01.2019 - 17:17

Shqipëria e sotme ka qenë pjesë Devlet-i Aliyye-i Osmanye (shqip; Shtetit të Madh të Osmanëve) siç quhej zyrtarisht ai shtet të cilin ne e njohim si Perandoria Osmane.

Në vitet 1500 dhe më tej me zbulimin e “Tokave të reja” (Amerikave Latine dhe Veriore), monarki si Anglia, Franca, Spanja u fuqizuan shumë ekonomikisht dhe politikisht. Nisi një faze e re tregu dhe politikëbërjeje.

Vazhdoi ngritja e shteteve europiane, duke kaluar nga atje nëpër vitet 1600-1700, tek Kongresi i Parë Vjenës e duke ardhur deri tek Kongresi i Berlinit dhe në përfundim në Konferencën e Paqes (1919).

Perandoria Osmane u shkri, siç u shkrinë edhe Perandoria Habsburge dhe ajo e Gjermanisë Prusiane po e quaj.

Pse ambasadorët e huaj kanë pushtet në Shqipëri?

Tokat e Perandorisë Osmane (Ballkani) iu mbetën në pronsi fitimtarëve. Boshlliku që Perandoria la duhet të mbushej disi, duhet të zëvëndësohej fuqia e cila iku.

Kështu u krijua Mbretnia Serbo-Kroato-Sllovene (Krajlevina Srpska-Hrvatska-Slovenska) e cila përfshinte Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje, Kosovë e Maqedoni nën kurorën Karagjorgjeviç. Iu gjet kështu zëvëndësuesja perandorive osmane dhe austriake në ketë territor.

Shqipëria ishte gjithashtu një territor që i ishte marrë Perandorisë Osmane. Shtetet europiane-perëndimore e fituan luftën dhe pavarësisht se ne si shqiptarë mund ta shohim si çlirim kombëtar ata e panë si territor i cili iu mor Perandorisë Osmane.

Shqipëria e ka pasur të natyrshme dhe të përhershme perandorinë, fuqinë e madhe mbi krye. Në 1000 vitet e fundit Shqipëria është sunduar nga perandoritë bizantine, bullgare, anzhuine, serbe, osmane.

Pastaj ka rënë nën ndikimin italian. Pastaj Bashkimi Sovjetik. Pastaj Kina. Pastaj SHBA dhe Bashkimi Europian.

Shqipëria është një vend i fituar me luftë nga revanshi i shteteve perëndimore kundrejt Perandorisë Osmane dhe këto shtete nuk i humbin pozicionet e tyre të fituara me luftë. Sovranitet-sovranitet kanë vetëm pak shtete në botë. Ndaj ambasadorët e protektorit kanë pushtet. (Edhe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu dikur spiunonin njëri-tjetrin tek ambasada sovjetike.)

Pse ambasadorët e huaj kanë pushtet në Shqipëri?

Talenti i politikanëve shqiptarë duhet të jetë orientimi nga protektori i duhur brenda shteteve perëndimore i cili të garantojë më shumë mbrojtje për shqiptarët e Ballkanit.

Dhe e dyta luajta sa më favorshëm brenda asaj hapsire. Se që ne nuk do të vendosim vetë, as diskutohet.