Kryeministri Edi Rama vijon të kërkojë ‘paqe’ me studentët protestues.
Tashmë e nisur si një tur, Rama ka prezantuar Paktin për Universitetin përpara studentëve të ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Përsa i përket kërkesave të tyre, Rama tha se tarifat janë përgjysmuar por qeveria nuk mund të plotësojë çdo kërkesë të tyre.
Rama, ndërkohë që u shpreh se i ka plotësuar kërkest për ulje të tarifave, shtoi se qeveria nuk mund të bëhet nënë dhe baba për çdo student.
‘’Është shumë e qartë që tarifa sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendose tavanin. Nese ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta.
Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë.
Faktet janë që kushtet janë të vështira. Duke pasur parasysh kushtet kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër’’, përfundoi Rama.