Nesër në orën 10 të mëngjesit në vilat qeveritare të Durrësit do të takohen udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Në fokus ky takim do të ketë rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.
Gjithashtu do të diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit.
Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Në njoftimin zyrtar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, thotë se,
“Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
Detajet dhe projektet që do të vendosen nesër pritet të mësohet nga një konferencë për mediat.
Agjenda dhe temat e diskutimit
Disa nga temat e diskutimit do të jenë:
Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;
Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;
Marrëveshja Roaming;
Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
PROGRAMI I TAKIMIT
09.40 – Ardhja e delegacioneve
09.50 – FOTO Familjare
10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit
12.15 – Konferenca për Shtyp
*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës
– Fjalë Kryeministri Rama
– Fjalë Komisioneri Hahn
Përgatiti: M.H