MENU
klinika

'Filmi më i mirë'

Filmi ‘Delegacioni’ triumfon në Trieste

23.01.2019 - 16:50

Një tjetër trofe i shtohet kinematografisë shqiptare.

Pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë, filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit edhe me skenar të Artan Minarollit arriti të vlerësohet në Festivalin e Filmit të Triestes, si filmi më i mirë me me metrazh të gjatë.

Çmimi “Trieste” (5000 euro) iu dorëzua regjizorit Bujar Alimani. Ky film trajton tentativat ekstreme të sistemit komunist në fund të viteve ’90. Ngjarjet në film zhvillohen në tetor të vitit 1990.

Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE.

Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

“Delegacioni” ka rrëmbyer edhe një tjetër trofe. “PAG” iu dorëzua nga juria e të rinjve, me motivacionin: “Regjia lëvizë si uji, një element shumë simbolik në film, në mjegullat paradokse të historisë politike, i përforcuar në studion e ngjyrave edhe të dritës”.

Festivali i Filmit në Triste, është krijuar në prag të rënies së Murit të Berlinit, (1987) nga Fabrizio Grosoli dhe Nicoletta Romeo. Është çmimi më i rëndësishëm italian, kushtuar kinemasë së Evropës Qendrore dhe Lindore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN