MENU
klinika

Vendimi

Zyrtare: Shqiptarët mund të vizitojnë një tjetër vend të botës pa viza!

23.01.2019 - 18:49

Shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës.

Bëhet fjalë për Republikën e El Salvadorit, një nga shtetet me dendësinë më të madhe të popullsisë në Amerikën Qëndrore.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit.

Vendimi hyri në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

El Salvadori është një nga shtetet me sipërfaqen më të vogël por është i njohur për plazhet e famshme të Oqeanit Paqësor.