Në qytetin e multikulturalizmit, në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” do të jepet premierë një monodramë që trajton viktimizimin e romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampin e përqëndrimit në ‘’Auschwitz’’.
Monodrama e titulluar “02.08.1944” është e autorit dhe artistit Edis Galushi. Kjo premierë do të shfaqet ditën e dielë në datën 27 janar në orën 19:00.
Ky projekt implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut. Qëllimi i këtij projekti në formën e monodramës është forcimi i sektorit kulturor si një shtysë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës përmes përkrahjes të projekteve të qëndrueshme, dhe aktiviteteve të organizatave kulturore që promovojnë kreativitetin, gjithë-përfshirjen sociale dhe bashkëpunimin.
Ky projekt kulturor është mbështetur nga programi Kultura për ndryshim, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Monodrama “02.08.1944” vjen premierë dhe flet për një temë të rëndësishme. Atë të persekutimit të 23 mijë romë. Nata e 2 Gushtit 1944 njihej si “zgjidhja përfundimtare” për romët në Auschwitz.
Ekzistenca e tyre shikohej si një ngjarje e shënueshme për shfarosjen e tyre nga ana e nazistëve kurse nga ana e 2.989 romëve ishte fundi i jetës dhe i kalvarit të tyre të gjatë i vuajtjeve të tyre.
2.989 romë u shfarosën në dhomën e gazit. Nga gjermanët këta njerëz dukeshin si racë e papastër, inferiore dhe e pallogaritshme, ata duhet të zhdukeshin patjetër.
Nëpërmjet monologimit në rolin e personazhit të vetëm të shfaqjes, nëpërmjet rrëfimit personal, do të tregohet persekutimi i romëve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Premiera jep një lloj reflektimi dhe retrospektivë të kohëve të vështira të para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë raste monodrama me rrëfimin të një personi vjen më e fuqishme në mesazhe, kumtimplotë se vetë loja aktoriale e disa aktorëve njeherëshi, ajo përcjell më shumë kumt në temën e saj.
Tema e persekuptimit në kampet e shfarosjes së nazistëve ka qenë shumë e trajtuar në aspektin e persekuptimit të hebrenjve, por shumë pak është trajtuar edhe tema e persekutimit të pakicave kombëtare që shikoheshin si diçka e tepërt në llojin që quhej atëherë njerëzor.
Pas komunistëve kjo racë njerëzore ishte ajo që duhej të zhdukej. Ky lloj njerëzor për nazitët gjermanë në moton racës superiore nuk duhet të jetonte.
Si hebrenjtë dhe raca e romëve ishin e keqia e njerëzimit. Për këtë u ngrit një filozofi e tërë e finalizimit të projekteve të shfarosjes së këtyre njerëzve dhe e ngritjes së një të ashtuquajture perandorie me një racë të pastër komb-shteti të ashtuquajtur me racën ariane, atë gjerman në sistemin e nazizmit.
Sipas silabusit ndër të tjera thuhet se:
‘’Derisa nuk dihen shifrat ose përqindjet e sakta, historianët vlerësojnë se gjermanët dhe aleatët e tyre vranë deri në 220.000 romë në Europë gjatë Holokaustit.
Vetëm në kampin e Auschwitzit thuhet se janë burgosur afër 23 mijë romë. Nata e 2 gushtit 1944 njihej si ‘zgjidhja përfundimtare’ për romët në Auschwiz.
Atë natë me urdhër të kreut të SS, Heinrich Himmler gjithsej 2.898 romë janë shfarrosur në dhomën e gazit.
Pas çlirimit të kampit të përqendirmit në Auschëitz në vitin 1945, vetëm 4 romë mbetën të gjallë. Përmes rrëfimit personal të personazhit të shfaqjes tregohet trajtimi i tmerrshëm i romëve para dhe jgatë Luftës së Dytë Botërore.’’