25.01.2019 - 10:50
Lëshohet urdhër-arrest për Milan Radojçiçin, i cili dyshohet oër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.
Kjo është konfirmuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha i cili ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të lëshohet edhe një urdhër-arrest ndërkombëtar.
‘Po mund të ju konfirmoj që Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 21 janar ka lëshuar urdhërarrest vendor për Milan Radojçiçin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviçit.
Prokuroria në bazë të kompetencave të saja pritet që së shpejti të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar’, ka thënë Syla.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arrestimet në Mitrovicë
Vrasja e Ivanoviç/ Masa e sigurisë për tre të dyshuarit
Aksioni në Mitrovicë