MENU
klinika

Zhvillim Kulturor

Teatrit “Skampa” rikualifikohet, çfarë do të ndryshojë?

25.01.2019 - 11:54

Elbasani do të jetë me teatrin ”Skampa” të rikonstruktuar dhe i rikualifikuar. Vendimin e mori Këshilli Bashkiak i Elbasanit që miratoi në mbledhjen e tij të radhës projektin.

 Ky teatër është ndërtuar është një objekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Elbasanit. Gjatë gjithë këtyre viteve ai është amortizuar për kohën e gjatë të aktivitetit të saj kulturor.

Kjo duket sidomos tek fasadat dhe te ambientet e brendshme që janë tej mase të amortizuara. Gjithashtu mendohet se edhe pamja e jashtme stonon me ambientin rrethues për një zhvillim urbano-social më të pranueshëm.

Vitet e shumta kanë sjellë nevojën e një rikonstriktimi emergjent. Më shumë problem kanë ambientet e brendshme. Ato pengojnë zhvillimin aktual të aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe shpesh herë hasin pengesa.

Më në funksion të zhvillimit të aktiviteteve ka problem të izolimit akustik të sallës së orkestrës dhe të baletit që krijon pengesa.

Problem gjithashtu është fakti se mungon totalisht termoizolimi i strukturës, e po ashtu shtresat, rafinatura. Siç shprehen zyrtarët dhe tualetet janë jashtë funksionit të tyre.

Godina e re në radhë të parë duhet të shkojë përshtat urbanistikës së evoluar të qytetit. Në radhë të parë kujdesi duhet të shkojë tek akomoditeti, komoditet për artistët dhe për artdashësit. Ky duhet t’i shkojë për shtat kohës së tanishme.

Teatri “Skampa”, apo siç quhej e dikurshmja, kinema “Nacional” është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit bej Biçakçiut, dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit.

Arkitekti i saj është Halit Narazani dhe u mendua si një objekt i veçantë i përfaqësimit të kulturës së Elbasanit. Elbasani ka qenë dhe është një nga qytetet kryesore të kulturës dhe artit në Shqipëri.

Ai ka qenë një nga qytetet më të zhvilluara të shekullit të XX. Pas vendosjes së Tiranës për t’u bërë kryeqytet Elbasanit iu spostua disi rëndësia. Megjithatë ai ngelet si thoshte dikur Edith Durham, qyteti më i zhvilluar nga ana kulturore. Qytarët e duan të bukurën dhe artin.

Teatri i Elbasanit ‘’Skampa’’ ka një kapacitet prej 292 vendesh. Në jetgjatësinë e tij janë zhvilluar shumë aktiviteteve nga më të ndryshmet. Edhe viti që kaloi ishte i mbushur me aktivitete të ndryshme. Në të janë luajtur të gjitha llojet e zhanreve të teatrit, që nga drama, komedia, tragjedia.

Disa nga shfaqjet më të njohura “Familja e peshkatarit”,  “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN