MENU
klinika

Shkaqet dhe simptomat

Nekroza avaskulare, një nga shkaqet e artritit të rëndë!

25.01.2019 - 15:31

Nekroza avaskulare është vdekja e indeve të eshtrave për shkak të mungesës së furnizimit me gjak. Ajo mund të çojë në thyerje të vogla në kocka dhe në kolaps të eshtrave.

Një kockë e thyer ose nyje e zhvendosur mund të ndërpresë rrjedhjen e gjakut në pjesën tjetër të kockës. Narkoza avaskulare shoqërohet gjithashtu me përdorimin afatgjatë të medikamenteve të steroideve me dozë të lartë dhe konsumit të tepërt të alkoolit.

Çdokush mund të preket, por gjendja është më e zakonshme tek njerëzit ndërmjet moshës 30 dhe 50 vjeç.

nekroza vaskulare-konica.al

 

Simptomat:

Shumë njerëz nuk kanë simptoma në fazat e hershme të nekrozës vaskulare. Ndërsa gjendja përkeqësohet, dhimbjen mund ta ndjeni vetëm kur vendosni peshë në vendin e dëmtuar. Në rastet më të rënda , mund të ndjeni dhimbjen edhe kur rrini shtrirë.

Dhimbja mund të jetë e butë ose e rëndë dhe zakonisht zhvillohet gradualisht. Dhimbja e lidhur me nekrozën avaskulare mund të përqendrohet në ijë, kofshë, shpatulla, gju, duart dhe këmbët.

Disa njerëz zhvillojnë nekrozë avaskulare në të dyja anët, në të dyja kofshët ose në të dy gjunjët.

Shkoni tek mjeku nëse keni dhimbje të vazhdueshme. Kërkoni vëmendje të menjëhershme mjekësore nëse keni një kockë të thyer ose një nyje të zhvendosur.

Shkaqet:

Narkoza avaskulare ndodh kur rrjedhja e gjakut në një kockë ndërpritet ose zvogëlohet. Reduktimi i furnizimit me gjak mund të shkaktohet nga:

Trauma të pergjithshme ose e kockave. Një lëndim, si psh një nyje e zhvendosur, mund të dëmtojë enët e gjakut. Trajtimet e kancerit që përfshijnë rrezatimin gjithashtu mund të dobësojnë kockat dhe dëmtojnë enët e gjakut.

Depozitat grumbulluese në enët e gjakut. Yndyrat mund të bllokojë enët e vogla të gjakut, duke reduktuar rrjedhjen e gjakut që ushqen kockat.

Disa sëmundje. Gjendja mjekësore, siç është anemia ,mund të shkaktojnë zvogëlim të rrjedhjes së gjakut në kocka.

Për rreth 25 % të njerëzve me nekrozë avaskulare, shkaku i ndërprerjes së rrjedhjes së gjakut është i panjohur.

nekroza vaskulare-konica.al.jpg

Faktorët e rrezikut:

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e nekrozës avaskulare përfshijnë:

Traumat. Dëmtimet, të tilla si dëmtimi i nyjeve ose frakturat, mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në eshtra.

Përdorimi i steroideve. Përdorimi i kortikosteroideve me dozë të lartë, siç është prednoni, është një shkak i zakonshëm i nekrozës avaskulare. Arsyeja është e panjohur, por një hipotezë është se kortikosteroidet mund të rrisin nivelin e yndyrës në gjak , duke reduktuar rrjedhjen e tij.

Përdorimi i tepërt i alkoolit. Konsumimi i disa pijeve alkoolike në ditë për disa vjet gjithashtu mund të shkaktojë formimin e depozitave yndyrore në enët e gjakut.

Disa trajtime mjekësore. Terapia e rrezatimit për kancer mund të dobësojë kockën. Transplantimi i organeve, veçanërisht transplantimi i veshkave, gjithashtu është i lidhur me nekrozë avaskulare.

Komplikimet:

Nekroza e patrajtuar, përkeqësohet me kalimin e kohës. Ajo dëmton kockën dhe bën që të humbas formën e saj të lëmuar, potencialisht kjo çon në artrit të rëndë.

nekroza vaskulare-konica.al.jpg

Parandalimi:

Për të zvogëluar rrezikun e nekrozës avaskulare dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm:

Reduktoni alkoolin. Pirja e rëndë është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e nekrozës avaskulare.

Mbani nivele të ulëta kolesteroli. Copa të vogla të yndyrës janë substanca më e zakonshme që bllokon furnizimin me gjak të eshtrave.

Monitoroni përdorimin e steroideve. Sigurohuni që mjeku të di për përdorimin e të kaluar ose të tanishëm të steroideve me dozë të lartë. Dëmtimet e eshtrave të lidhura me steroidet përkeqësohen me rritjen e dozës së tyre.

Mos pini duhan. Pirja e duhanit rrit rrezikun.

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!