26.01.2019 - 10:54
Facebook planifikon të bashkojë WhatsApp, Instagram dhe Messenger, njoftoi gjiganti i teknologjisë.
Bashkimi synon të krijojë “përvojat më të mira të mesazheve” për miliarda përdorues në mbarë botën që përdorin aplikacionet në pronësi të Facebook.
Çdo aplikacion do të mbetet i dallueshëm nga njëri-tjetri, përmes infrastrukturës së mesazheve themelore që do të unifikohen.
Një zëdhënës i Facebook tha se bashkimi do të ofrojë një platformë mesazhi që është më e shpejtë, e thjeshtë, e besueshme dhe më private.
Asnjë detaj zyrtar nuk është publikuar, por bashkimi pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi The New York Times.