MENU
klinika

Moti

Ulen temperaturat/ S’ka plazh në fund të gushtit

27.08.2018 - 09:44

Vjeshta po troket, dhe për të gjithë ju që po mendonit të bënit disa ditë më tepër plazh, planet tuaja nuk do ecin.

Kjo javë nis me reshje, që do të prekin shumicën e qarqeve, duke u shoqëruar edhe me shtrëngata.

Kështu të paktën parashikon IGJEUM, teksa publikon buletinin e fundit për motin në vend.

Reshjet

Priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe lokalisht do të jenë mesatare. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht do të arrijnë deri intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 29 °C

në vendet malore: 12 / 25 °C

ERA do të fryjë mesatare, në bregdet deri e fortë.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA