MENU
klinika

Unaza e Madhe

Banorët e Astirit edhe sot në protestë

26.01.2019 - 17:35

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Me pankarta në duar ata kundërshtojnë zbatimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kanë vendosur të mos ndalen.

Banesat e tyre preken nga projekti i Unazës së Madhe, ndaj ata kërkojnë dëmshpërblimin me vlerën e tregut.

Çdo mbrëmje ajo që vihet re është prezenca e deputetëve të opozitës, prezencë e cila nuk ka munguar as ditën e sotme.