26.01.2019 - 18:05
Pas vendimit të qeverisë për pezullimin e ndërtimit të HEC në Kanionin e Holtës, banorët e zonës shprehen se janë të pabindur dhe se kërkojnë anullim të projektit.
Shoqëria Civile dhe deputetë të opozitës kërkojnë anulimin e projektit, duke hedhur poshtë vendimin e pezullimit që iu komunikua banorëve nga dy ministrat.
Ndërkohë nga ana tjetër ambjentalistët ngrenë alarmin e impaktit negativ që ka ky projekt në natyrë.
Shoqëria civile e mbështetur dhe nga deputetët e opozitës shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e këtij HEC-i në këtë zonë me bukuri të rrallë natyrore dhe e shpallur monument natyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Debatet politike
Kanioni i Holtës, ‘fushë-beteja’ PS-PD?
Monument kulture