MENU
klinika

Hedh poshtë dhe kritikat

Vajza nga Saranda kap majat e muzikës në SHBA

26.01.2019 - 18:42

Ndërsa Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha janë të konfirmuara tashmë në tregun ndërkombëtar të muzikës, bukuroshja e lindur në SHBA, por me prindër nga Saranda ka nisur të shkëlqejë.

Të premten, Ava ka vizituar zyrat e NBC për të interpretuar në spektaklin televiziv, “Today”. 24-vjeçarja ka performuar hitin botëror, “Sweet But Psycho” dhe ka biseduar me Hoda Kotb dhe Carson Daly në lidhje me suksesin e kësaj kënge.

Në këtë rast, Ava kishte veshur një pallto të kuqe dhe pantallona të lëkurës, ndërsa shoqërohej edhe nga dy valltare për ta kompletuar performancën.

Pak ditë më parë, kënga e Ava Max është kritikuar për shkak të videoklipit të saj, por ajo vazhdon të marrë shikime të shumta në “Youtube”, të cilat janë edhe një kundërpërgjigje ndaj kritikave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN