MENU
klinika

Përgjigjja

Pedagogët ultimatum qeverisë, reagon zv.rektorja e UT

26.01.2019 - 19:16

Zv.rektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera i është përgjigjur ultimatumit të pedagogëve të Histori-Filologjisë për përmbushjen e 5 kërkesave, ku më kryesorja është ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Kera tha se ligji nuk mund të shfuqizohet sot për nesër dhe se duhet një kornizë ligjore.

“Ligji nuk mund të shfuqizohet sot për nesër, duhet një kornizë ligjore, ajo që u shpreh në diskutime është se qeveria ka vullnet të plotë për marrjen e masave, për krijimin e një kornize të re ligjore dhe që do bëhet me të gjitha grupet e interesit. Pedagogët e UT kanë pasur mundësi të shprehen edhe me shkrim, për hir të së vërtetës nëse do konsideroheshin të rëndësishme disa pr/ligje në të kaluarën ne nuk do t’i kishim sot disa prej problemeve që kemi”, sqaroi ajo.

Kërkesat e pedagogëve
1.Mbështetje të protestës së studentëve
2.Shprehjen kundër Ligjit për Arsimin e lartë
3.Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor
4.Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin publik
5.Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve

Afati i fundit që pedagogët i kanë lënë qeverisë është data 1 shkurt.