Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Hoxharë e Vjetër në Fier.
Arif Xhafa u gjet në një kanal nga familjarët dhe u dërgua në spital, por pavarësish kësaj ai ka humbur jetën.
Viktima është përplasur nga një makinë, e cila është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.
Ditën e sotme policia ka arrestuar shoferin e makinës, shtetasin A.B.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndalohet drejtuesi i mjetit i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë shtetasin A.Xh.
Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.
Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale