Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi rrjetin social “Facebook” u bëri thirrje të gjithë prokurorëve të interesuarve, që përmbushin kushte të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.
Me anë të postimit, Ambasada thekson se Shqipëria po ndërton një sistem drejtësie të bazuar në profesionalizëm dhe në integritet dhe të gjithë prokurorët që kanë ideale të tilla të bëhen pjesë e kësaj nisme.
“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu” . shkruan Ambasada.