MENU
klinika

Moto GP

Rossi tregon garën më të bukur të karrierës

28.01.2019 - 19:47

Në karrierën e gjatë prej 23 vitesh ai ka zhvilluar shumë gara, por njëra i ka mbetur në mendje, madje edhe motorin me të cilin ka garuar e ka në shtëpi.

Valentino Rossi, legjenda e garave të motoçiklizimit, në një intervistë për “Rai 1” ka rrëfyer fitoren më të bukur së karrierës së tij.

Ajo në Afrikën e Jugut, në vitin 2004. Është fitorja ime e parë në Yamaha. Në shtëpinë time e kam ende atë motor”, – thotë Rossi.

9 herë kampioni i botës përgatitet për sezonin 2019 të Moto GP, ndërkohë që të shtunën, në Indonezi, do të prezantohet motori Yamaha.

Aty ky sport është shumë i përhapur dhe do të qëndrojmë për të kryer edhe testet e para. Jam i sigurtë se motori i ri do të jetë një surprizë edhe për mua”, – tha Rossi.

Numri 46 që mbaj, është numri që ka patur edhe babai im, por me mua ky numër u bë simbol. Po t’i mbledhësh, shuma bën 10. Një numër i përkryer”, – përfundoi Rossi, tashmë 40 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN