MENU
klinika

Deklarata

PD kërkoi interpelancë me Lleshajn, Boçi: Të japë llogari

29.01.2019 - 11:11

Ditën e sotme është mbledhur komisioni i Medias dhe Edukimit.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në komision i bëri thirrje ministrit Lleshaj të shkonte dhe të jepte llogari se pse pse studentët në Universitetin Juridik janë nxjerrë me dhunë nga godina.

Boçi tha se Lleshaj mund ta ketë parë si ftesë dasme, ftesën për të marrë pjesë në komision. Kujtojmë që në komision mungonin edhe deputetët e mazhorancës.

“Policia kaloi të gjitha kompetencat në universitete, i intimidoi dhe i rrahu studentët. Disa ishin edhe civilë aty por duhen verifikuar, ndërsa policia nuk e bën këtë. Ministri e di që është ftesë dasme ardhja në komision, kësaj i trembet ai kërkesës së llogarisë.

Pra, thirret policia të vendosë rend e qetësi se e kanë prishur studentët. Pa u zgjatur shumë duke qëndruar tek akti i refuzimit të dëgjesës të ministrit i bëj thirrje të vijë me urgjencë të lërë axhendën e bla-bla blave“, u shpreh Boçi.