MENU
klinika

Rama zbulon arsyet

Samiti i Durrësit, mungojnë tre kryeministra

27.08.2018 - 12:33

Ditën e sotme që nga ora 10 e mëngjesit po zhvillohet në vilat qeveritare të Durrësit samiti informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Në takim të pranishëm ishin Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu pjesë e samitit janë edhe ambasadorja greke, përfaqësueses të Bankës Botërore dhe të Bankës Europiane.

Ndërkohë vetëm 3 nga 6 kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, pasi shefja e ekzekutivit të Serbisë Ana Brnabiç dhe ai i Bullgarisë dhe Maqedonise nuk kanë ardhur.

Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen.

Duke bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike. Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht“, tha kryeministri Rama.

Përgatiti M.H