MENU
klinika

Emri

Grabiti bankën në Tepelenë/ Identifikohet autori

29.01.2019 - 16:53

Grabitja me armë e bankës në Tepelenë ditën e djeshme, është bërë nga 25-vjeçari, Kristo Ruçi.
Ruçi me banim në Tepelenë, ka vënë në lëvizje policinë e Gjirokastrës si dhe FNSH-të, por ende nuk kanë arritur ta vendosin nën pranga autorin.

Autori është një emër jo pak njohur për policinë, pasi më përpara ai është arrestuar për vjedhje dhe është dënuar për kultivim dhe transport droge.
Tre vite më parë policia arrestoi Ruçin për vjedhjen e një automjeti në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Në mars të 2016, Kristo Ruçi së bashku me disa persona të paidentifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier. Policia e arresoi të riun që njëkohësisht ishte në kërkim për kultivim dhe transport droge.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke u angazhuar me të gjitha metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen. I dyshuari është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më vonë ka humbur gjurmët në luginë.

Për të ndihmuar në kapjen sa më të shpejtë të autorit, në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.Autori mban me vete dhe armën me të cilën grabiti paratë e xhiros ditore në arkën e bankës.