MENU
klinika

'Schindleri shqiptar'

Ish-ministri i brendshëm, që vazhdon t’i mohohet shpëtimi i hebrenjve

29.01.2019 - 18:51

Njeriut më meritor për shpëtimin e Hebrenjeve në Shqipëri dhe Kosovë, Xhafer Deves, ish-ministër i Brendshëm në periudhën e Gjermanisë Naziste.. vazhdon ti mohohet shpëtimi i Hebrenjeve.

Pas Besës shqiptare, në sajë të së cilës hebrenjte u strehuan dhe nuk u denoncuan tek nazistet, ishte vet Deva ai qe detyroi gjermanet jo vetem te terhiqeshin nga kerkesa per arrestimin e tyre, por edhe nga hartimi i listave me emrat hebrenjeve shqiptare dhe atyre qe kishin ardhe nga vendet tjera europiane.

Schindleri ngjan i vogel para vepres madheshtore te Deves, i cili edhe pse ne opinion perflitej si nazist i flakte, antisemit etj, veproi konform kanunit dhe traditave shqiptare.

xhaferdeva-konica.al

Shtepia e Shqiptarit eshte e mikut dhe e zotit..

Deva perfundoi jeten si profesor i nderuar ne Palo Alto te Kalifornise, USA, megjithese nga komunistet ishte shpallur si kriminel lufte, hitlerian, nazist, kunder aleateve etj etj.

Thuhet qe Deva krahas sherbimit sekret gjerman, punonte dhe per sherbimin amerikan te asaj kohe.

Ja çfare thuhet nga vet hebrenjte per Xhafer Deven…

“Dy përfaqësues të bashkësis hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Europës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”)”, i qenë drejtuar Mehdi Frashërit për ndihmë.

“Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit.

Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin.

xhaferdeva-konica.al

Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur.

Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve.
Deva ia doli që t’i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve”

Duke pasur gjithe keto merita per te cilat Ne po mburremi cdo vit, eshte mire qe personit qe na krijoi mundesine e kesaj mburrje, ti njihet kjo merite.

Historia smund te jete bardh e zi. Veprimet negative qe ka bere Deva normalisht qe sduhet mohuar, por ti nxirren nga harresa e qellimshme veprat pozitive si kjo e hebrenjeve.

shpetimi i hebrenjve-konica.al