MENU
klinika

Detajet

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, policia zbardh ngjarjen

30.01.2019 - 11:41

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me eksploziv që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë.

Policia ka zbardhur ngjarjen ku shpërtheu nja sasi lënde eksplozive.

Sipas njoftimit të policisë dy persoba janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Njërit prej autorëve të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale
” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.

Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh.K, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin