MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Lufta SHBA-Kinë është thjesht iluzion!

30.01.2019 - 15:59

Konflikti aktual midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nuk është një luftë tregtare. Megjithëse SHBA-ja ka një deficit tregtar të madh me Kinën, kjo nuk është arsyeja përse imponon tarifa të larta për importet nga Kina dhe kërcënon të rrisë ato më tej pas 1 marsit. Qëllimi i tyre është të nxisin Kinën që t’i japë fund politikës me qëllim vjedhjen e teknologjisë amerikane.

Qeveria kineze i referohet konfliktit si një luftë tregtare, sepse shpreson që blerja e sasive të mëdha të produkteve amerikane do ta bëjë SHBA-në të heqë dorë nga tarifat.

SHBA dëshiron që Kina të ndalojë firmat amerikane që kërkojnë të bëjnë biznes në Kinë apo të ndajnë teknologjinë me partnerët kinezë. Kjo politikë është e ndaluar në mënyrë eksplicite nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, të cilat Kina ka qenë e detyruar të respektojë që kur ata hynë në OBT më 2001.

Por firmat amerikane e konsiderojnë sjelljen e Kinës si një formë zhvatjeje.

SHBA gjithashtu dëshiron që Kina të ndalë përdorimin e spiunazhit kibernetik për të vjedhur teknologjinë dhe sekretet e tjera industriale nga kompanitë amerikane. Presidenti kinez Xi Jinping pranoi t’i japë fund vjedhjes së tillë dixhitale të teknologjisë industriale amerikane pasi u takua me Presidentin Barak Obama në vitin 2015. Për fat të keq, marrëveshja nuk rezultoi e suksesshme.

Kinezët përdorin teknologjinë e vjedhur për të konkurruar me firmat amerikane në Kinë dhe në pjesë të tjera të botës. Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA vlerësoi kohët e fundit se kjo vjedhje teknologjike po i kushton ekonomisë amerikane $ 225-600 miliardë në vit. Dhe FBI ka pohuar se vjedhja kibernetike e teknologjisë amerikane nga Kina është kërcënimi më i ashpër ndaj sigurisë kombëtare të SHBA.

Tarifat amerikane po dëmtojnë qartë ekonominë kineze. Tregu i aksioneve kinez ka rënë ndjeshëm, dhe ekonomia kineze po rritet më ngadalë. Rritja vjetore e PBB-së reale (e rregulluar nga inflacioni) në tremujorin e katërt të vitit 2018 ishte vetëm 4%. Autoritetet kineze po bëjnë deklarata që sinjalizojnë gatishmërinë e tyre për të bërë marrëveshje me SHBA-në për të ndalur ngadalësimin ekonomik dhe për të përmbysur rënien në tregun e aksioneve kinez. Por realiteti është se ende nuk ka përparim në trajtimin e problemit të vjedhjes së teknologjisë.

Qeveria e SHBA nuk ka dëshirë të ndadalësojë rritjen ekonomike të Kinës. Por vjedhja e teknologjisë është e gabuar. Ajo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk duhet lejuar më.

SHBA është e vendosur ta ndalë atë. Nëse asgjë nuk zgjidhet deri më 1 mars, SHBA do të shtojë tarifat prej $200 miliardë eksporteve kineze nga 10% në 25%. Kjo do të dëmtojë më tej ekonominë kineze dhe do të bëjë që autoritetet kineze t’i marrin kërkesat e SHBA më seriozisht, dhe të negociojnë…

Martin Feldstein, është profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit dhe President i Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike. Aktualisht, ai është në bordin e drejtorëve të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Komisionin Trilateral dhe Grupin 30, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare që kërkon kuprimin e çështjeve ekonomike globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN