MENU
klinika

Shëndeti

Nëse po merrni ilaçe, mos konsumoni lëng portokalli të kuq

30.01.2019 - 20:01

Kur pimë ilaçe duhet të tregohemi akoma më të kujdesshëm me ushqimet që konsumojmë. Portokalli i kuq është një frut që përmban vitamina dhe potasium, por ai mund t’ju bëjë më shumë keq se sa mirë në rast se po merrni medikamente.

Fruti në fjalë përmban vitaminë A dhe vitaminë C, po ashtu një grusht të mirë me potasium. Por me gjithë benefitet shëndetësore që ky lloj fruti sjell për organizmin, prapë mbetet një zgjidhje e gabuar për ju.

Në momentin që përzihet me disa medikamente të caktuara, lëngu i portokallit të kuq mund të shkaktojë efekte anësore mjaft të dëmshme.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Drogës në Shtetet e Bashkuara (FDA), lëngu i portokallit të kuq rrit potencialin e disa medikamenteve në trup. Ai bllokon një enzimë të domosdoshme dhe të nevojshme për shpërbërjen e përbërësve të medikamenteve.

Ndërsa në rast se konsumoni lëng të përbërë nga fruta të ndryshme atëherë duhet që të lexoni patjetër me kujdes përbërësit që shkaktojnë varësi në ilaçet që merrni.

Medikamentet që përdoren për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, presionin e gjakut, alergjitë, ankthin dhe aritminë janë më të rrezikshmet që mund të shkaktojnë reaksione të forta në rast se shoqërohen me lëng portokalli të kuq.

Në mënyrë të rreptë shmangni lëngun e portokallit të kuq teksa merrni medikamentet që trajtojnë sëmundjet e lartpërmendura.

Lehtëson të përzierat dhe lufton erën e keqe të gojës

Përftimet kryesore të mentes

Ja si të ndikoni në vetëm 3 hapa

Dëshironi të përmirësoni aftësitë bindëse?

Do të habiteni kur të shihni se çfarë do të ndodhë me rrobat tuaja

Çfarë bëjnë 3 lugë sheqer kur i shtoni në lavatriçe?