MENU
klinika

Garda sqaron ngjarjen

Aksidentohet eskorta e Ramës

01.02.2019 - 14:29

Kryeministri Edi Rama ka qenë duke udhëtuar sot drejt Beratit kur një prej makinave të eskortës është përfshirë në aksident.

Burime nga Garda sqarojnë se një trajler i ka prerë rrugën mjetit të eskortës i cili është dëmtuar lehtë.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Sipas ekspertizës, e cituar nga Garda faji për aksidentin ishte i trajlerit. Aksidenti ndodhi pranë Gosës në Kavajë.