MENU
klinika

Leksion i hapur

Demografia si ndikues në gjeopolitikën euroziatike

01.02.2019 - 14:52

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta në Muzeun Historik Kombëtar u hap një seri e leksioneve për interes publik. Leksione janë të hapura për publikun. Ky cikël leksionesh zhvillohet edhe falë Universitetin e Nju Jorkut Tiranë dhe Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Leksioni për çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare u mbajt nga Prof. Fatos Tarifa i cili referoi temën për: “Ndryshimet demografike globale dhe ndikimi i tyre ne gjeopolitiken auroziatike”.

Ndryshimet demografike dhe gjeo-ekonomia po sjellin ndryshime të thella në rolin dhe ndikimin e fuqive të mëdha në botën e sotme. Dhe kjo është me një rëndësi të madhe publike.

Gjithashtu rëndësia e fuqisë ushtarake po ia lë vendin fuqisë gjeo-ekonomike ndryshimit të strategjive, rolit, rrethanave, pra politikës përmes instrumenteve gjeo-ekonomike.

Superfuqitë në një botë shumëpolare si Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duket se janë aktorët kryesorë gjeo-ekonomikë që ndikojnë dhe në Shqipëri.

Prezantimi i Prof. Tarifës u përqëndrua në rajonin e gjerë të Euroazisë. Ai trajtoi rolin në rënie të Europës. Paraqiti tezën e mundësisë e krijimit të një rendi të ri botëror që do të përcaktohet nga e ardhmja e marrëdhënieve mes dy fuqive të mëdha aziatike: Kinës dhe Rusisë.

Në lidhje me këtë temë Prof. Tarifa solli argumente interesante që ngelen gjithmonë për t’u diskutuar. Kjo temë e hapur edhe më parë është një tezë e diskutuar shumë herët. Me tezën e Samuel Hantington me librin e tij ‘’Përplasja e qytetërimeve’’, i cili hedh tezën e fortë që sa më e madhe të jetë forca e globalizmit, aq më e paqëndryeshme do të bëhen faktorët të marrëdhënieve ndërkombëtare në shumë pole të ndikimit botëror (shumë qytetërime). Nga ana tjetë është teza se globalizmi me demokracinë liberale do të jenë triumfues, pikëpamje kjo e Francis Fukuyama për rendin e ri botëror dhe ‘’fundin e historisë’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!