Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Adriatik në Kurbin.
Një 63-vjeçar, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij është gjetur i vdekur.
Sipas njoftimit nga Policia e Kurbinit 63-vjeçari, D.SH është gjetur i pajetë në një parcelë.
Viktima ishte larguar nga banesa që me 25 janar të 2019 dhe vuante nga skleroza.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.