MENU
klinika

Policia heton ngjarjen

Vritet me thikë një 54-vjeçar në Shkodër

27.08.2018 - 21:43

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Mësohet se viktima është Prendush Fushaj 54 vjeç.

Ndërsa, autori i dyshuar i krimit është F.P.. Ky i fundit është në kërkim policor.

Ndërkaq mësohet se shkak për konfliktin mes viktimës dhe autorit është bërë një akuzë për vjedhje.

54-vjeçarit Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici.

Policia e ka shoqëruar Pllumin por më pas e ka lënë të lirë. Sot pasdite autori ka shkuar te banesa e viktimës dhe pasi kanë debatuar e ka therur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i kanë sjellë vdekjen.

Informacion Paraprak

Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.

Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje