MENU
klinika

Reagimi

Meta foli hapur për “Unazën e Re”/ Rama: Urren qeverinë si opozita

03.02.2019 - 15:40

Pas qëndrimit publik të Presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e ‘Unazës së Madhe’ nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit Edi Rama mbi këtë qëndrim.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Duke argumentuar pikat e ngjashme me opozitën, Rama shton se Meta e urren Qeverinë njësoj si ata.

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan kryeministri.