MENU
klinika

Harta

Nuk ndalen lëkundjet, epiqendra e tërmetit të fundit në vend

28.08.2018 - 09:42

Kohët e fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje tërmetesh dhe vijon të jetë një zonë sizmike aktive.

Një goditje tërmeti është regjistruar në oret e para të mëngjesit në vend.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) gjatë mbrëmjes së kaluar është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2.5 ballë në Elbasan.

Tërmeti është ndjerë në orën 01:33 me epiqendër 6 kilometra nga Elbasani dhe me thellësi 11 kilometra.

Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Përgatiti M.H