MENU
klinika

Lista

Zëvendësimi i gjyqtarëve në Kushtetuese, 7 emrat që aplikuan

28.08.2018 - 11:44

Ditën e sotme Kuvendi ka publikuar listën e kandidatëve për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Në datën 25.7.2018, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur aplikimet kandidatët e mëposhtëm:

1. znj. Elsa Toska

2. znj. Fiona Papajorgji

3. z. Ilir Panda

4. z. Sinan Tafaj

5. z. Theodhori Sollaku

6. znj. Valbona Bala

7. z. Vasil Bendo

Kandidati do të zgjidhet nga Kuvendi.

Kjo listë me emra vjen pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili nuk arriti të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekësh.

Ajo që bie në sy është edhe kandidimi i ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

 

Përgatiti M.H