08.02.2019 - 14:55
Ushtria amerikane ka prezantuar një risi në botën e automobilizmit, një gomë e cila pa frikë mund të quhet “kameleon”, e është projektuar nga DARPA.
DARPA, siç njihet Agjencia e Projekteve të Avancuara të Mbrojtjes, është pjesë e ushtrisë amerikane që merret me avancimet teknologjike për automjetet qeveritare.
E quajtur RWT, “Pjesa e rikonfigurueshme e rrotave”, ajo shndërrohet nga një rrotë makine normale, në një rrotë të ngjashme me modelet e tankeve.
RWT është pjesë e një sërë eksperimentesh që ata po testojnë, e kjo përfshin edhe përshtatjen e makinave për çdo lloj terreni.