MENU
klinika

Shenjat

Gati për të lindur? Si të kuptoni momentin!

10.02.2019 - 17:39

Mund të jetë e vështirë të kuptoni kur jeni gati për të lindur.

Kontraktimet (shtrëngimi i barkut) janë shenja kryesore e lindjes . Ato zgjasin nga 30 deri në 60 sekonda dhe mund të ndjehen si dhimbje të parakohshme në fillim.

Dhimbjet e rreme të lindjes (të quajtura “Braxton Hicks”) mund të ndodhin në çdo kohë në shtatzëni, por janë më të zakonshme gjatë fundit të shtatzanisë.

Ja se si të kuptoni nëse keni dhimbje të vërteta të lindjes apo ato janë të rreme.

Nëse nuk jeni i sigurt, menjëherë telefononi mjekun.

gati per te lindur-konica.al

Shenjat e vërteta të lindjes:

Kontraktimet që:

-Ndodhin 4 herë në orë ose më shumë dhe shpeshtohen me kalimin e kohës (për shembull, ata vijnë çdo 15 minuta, dhe pastaj çdo 10 ose 5 minuta, etj);

-Bëhen më të dhimbshme me kalimin e kohës;

Presioni i legenit:

Ndihet sikur foshnja po shtyn poshtë.

Një dhimbje shpine:

Disa dhimbje të poshtme mbrapa janë të zakonshme gjatë shtatzënisë, por kur fillojnë dhimbjet e lindjes kjo do të jetë shumë më e fortë.

Fillimi i ujrave:

Kjo ndodh kur ndjeni një rrjedhje të qëndrueshme të ujrave nga vagina.

Ndonjëherë jo të gjitha siptomat ndodhin në të njejtën kohë.

Shenjat e rreme të lindjes:

Kontraktimet që:

-Ndodhin më pak se 4 herë në orë;

-Nuk janë të rregullta;

-Nuk janë të forta ose të dhimbshme;

-Vijnë dhe shkojnë në varësi të pozicionit tuaj (nëse jeni shtrirë, duke ecur, ulur etj);

gati per te lindur-konica.al

Shkoni menjëherë tek mjeku nëse:

-Mendoni se jeni gati duke lindur.

-Keni shenja të lindjes dhe jeni më pak se 37 javë shtatzënë.

-Nuk e ndjeni fëmijën të lëvizë.

-Kontraktimet janë më pak se 5 minuta larg nga njera tjetra.

-Keni gjakderdhje.

Keni ndryshime vizioni, një dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, ose fryrje të papritur ose të rëndë.