MENU
klinika

"Katër dekada pritjeje..."

Helena Kadare: Nobelistja në letërsi, emër i padëgjuar!

06.10.2022 - 17:40

         Bashkëshortja e shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, foli për fituesen e fundit të “Nobelit” të letrave, ndërsa vetë Kadareja, shprehet se nuk ka asnjë përjetim… 

Juria përzgjiodhi si fituese në letërsi për vitin 2022, shkrimtaren Annie Ernaux. Ky çmimi, iu akordua shkrimtares franceze: “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën, ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

;

Helena Kadare: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim këtë emër. Nuk e kemi njohur kurrë. Është një emër që e dëgjojmë për herë të parë.

Ismail Kadare: As unë, s’e kam njohur.

Helena Kadare: Ka 40 vjet që pret në listën e fundit. Edhe fakti që s’e ka marrë, tregon se kemi një juri të njëjtë dhe ka thënë “jo” për 40 vjet. Është e njëjta juri.

Theksojmë se, prej vitesh shumë studiues dhe letrarë kanë komentuar fituesit e çmimit “Nobel” për letërsinë.

Aty shikojmë emra të panjohur, jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë botëror. Janë emra që shkruajnë një letërsi jo të admirueshme, për publikun e gjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN