11.02.2019 - 16:02
Sonda japoneze ”Hayabusa2”, tashmë në orbitë, do të përpiqet të ulet në një trup qiellor, njoftoi agjencia hapësinore.
Udhëtimi i ardhshëm parashikohet të transmetohet direkt në internet dhe shkencëtarët gjykojnë se ky do të jetë një mision shumë delikat.
Gjithashtu është nisur dhe një robot franko-gjerman, që ka analizuar përbërjen e këtij guri primitiv në hapësirë.
Qëllimi i këtij udhëtimi është kontributi në njohuritë mbi mjedisin qiellor dhe për të kuptuar më mirë jetën në Tokë.