12.02.2019 - 09:32
Një tjetër mbledhje mes dy qeverive do të mbahet. Kësaj here mediat kosovare shkruajnë se mbledhja do të mbahet në Shkodër në muajin Maj.
Mbledhja e pestë u mbajt në Pejë, nëntorin e vitit 2018.
Ndërkohë kujtojmë që mbledhja e parë mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 11 janar 2014.
E më pas kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë dhe e ardhshmja në Shkodër.